Hante karbon për të humbur peshë, trajnerja rrëfen sfidat e dobësimit


Hante karbon për të humbur peshë, trajnerja rrëfen sfidat e dobësimit

12:38 28/08/2021

Një trajnere personale që u përpoq për vite me radhë të humbte peshë, ka paralajmëruar njerëzit për rrezikun e dietave trend. 42-vjeçarja Helena Phil tregoi se si adoleshente, ajo ishte përpjekur të humbte peshë, por i rifitonte sërish kilogramët. E dëshpëruar, ajo vendosi të provonte dietat trend, disa prej të cilave përfshinin zakone të çuditshme.

Sipas ekspertëve, dietat e tilla janë ekstreme pasi kaloritë ulen përtej kufirit të tyre duke shkaktuar dobësi, marrje mendsh, ndjesi të vjelli dhe mungesë vitaminash e mineralesh. Pikërisht një prej këtyre dietave që Helena provoi, konsistonte në konsumin e karbonit të tretur në ujë.

Mendoja se do largonte toksina nga trupi im. Lexova diku që duhej pirë me stomakun bosh, kështu që nuk haja asgjë. Ndihesha shumë keq, sikur kisha diçka që më bllokonte në fyt”.

 Ajo e la këtë dietë për t’u kthyer te një tjetër, mjaft e famshme në Hollivud, dieta e bebeve që konsiston në konsumimin e kavanozave të vegjël me ushqim për bebe dhe një vakt të vetëm për të rritur. Helena e provoi për të treja vaktet vetëm që ta shihte veten duke vjellë gjatë gjithë kohës dhe nuk kishte energji.

Pasi kuptoi që dietat trend nuk bënin për të, Helena nisi të ndryshonte stilin e jetës. U informua për llojet e ndryshme të trupave, ushqimin e shëndetshëm, trajnimet dhe hoqi fiksimin për të parë veten mbi pllakën e peshores. Tashmë, pas 20 vitesh, 42-vjeçarja ka ndryshuar totalisht jetën dhe imazhin e saj për veten e është në një mision për të ndihmuar njerëz të tjerë që vuajnë njësoj si ajo dikur./tvklan.al






Të ngjashme