Ndryshime në listën e Kombëtares U-21
Tre futbolliste shfaqin probleme fizike, Asllani mbetet në pritje
Shtohen dhimbjet e kokës për trajnerin e kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi në prag të ndeshjes eliminatore të Euro 2023 përballë Republikës Çeke. Tre futbollistë kanë shfaqur probleme fizike para kësaj transferte, me dy prej tyre që tashmë janë larguar nga grumbullimi që po mbahet në Elbasan. Në vendin e tyre kanë ardhur dy prurje të reja, që gjendeshin në listën e pritjes. Portieri i Bolonjës, Marko Molla është zëvendësuar me Endri Demën, 17-vjeçarin pjesë të moshave të Teutës.
Angelo Ndreҫka (Anxhelo Ndreçka), mbrojtësi i krahut të majtë, për shkak të problemeve personale gjithashtu nuk i është bashkuar skuadrës dhe në vend të tij ka mbërritur Ergi Goga nga skuadra e Erzenit. Mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani, ka pësuar një dëmtim dhe stafi mjekësor kuqezi është në pritje të raportit të plotë mjekësor.
21-vjeҫarët kuqezi do të qëndrojnë deri në datë 3 Shtator në qytetin e Elbasanit ku do të stërviten me dy seanca në ditë, për të udhëtuar më pas drejt Republikës Ҫeke, ku më datë 6 Shtator, në orën 18:00, do të luajnë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre ndeshjet e dytë kualifikuese. Në ndeshjen e parë për këtë rrugëtim eliminator skuadra e trajnerit Bushi triumfoi 3-0 në transfertë ndaj Andorrës.
Klan News