Pandeli Majko mbeti jashtë qeverisë prej teatrit? Si përgjigjet Rama


Pandeli Majko mbeti jashtë qeverisë prej teatrit? Si përgjigjet Rama

22:02 02/09/2021

Një nga emrat që mbeti jashtë qeverisë Rama III është edhe emri i Pandeli Majkos.

Ministria që ai drejtonte, ajo e Disporës u shkri dhe Rama nuk zgjodhi që ta përfshinte Majkon në asnjë pozicion tjetër.

Në emisionin “Opinion” këtë të enjte kryeministri Edi Rama u pyet nëse Majko mbeti jashtë qeverisë për shkak se abstenoi vendimin e qeverisë për Teatrin Kombëtar.

Por për kryeministrin ky vendim nuk ka lidhje fare me këtë.

Blendi Fevziu: A mbeti Pandeli Majko jashtë qeverisë prej teatrit?
Edi Rama: Nuk ka lidhje fare. Teatri iku dhe do fillojë i riu./tvklan.al






Të ngjashme