Spartak Poçi: Kryetari i PS ka çdo të drejtë të kandidoj për President (6 Qershor 2002)


Spartak Poçi: Kryetari i PS ka çdo të drejtë të kandidoj për President (6 Qershor 2002)

15:58 06/06/2002

Kryesia socialiste mund të kalojë me konsensus me Komitetin e Përgjithshëm Drejtues emrat e kandidatëve për postin e Presidentit të Republikës. Në prag të mbledhjes së KPD-së, vetëm presidenti Meidani dhe kryetari Nano janë shprehur të gatshëm për të kandiduar në emër të socialistëve për postin e presidentit.

Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi, ka deklaruar se është i gatshëm të zëvendësoj kryetarin Nano, nëse ai zhvendoset drejt presidencës.

Gazetari: Jeni i gati të drejtoni partinë në rast të largimit të z. Nano drejt presidencës?

Gramoz Ruçi: Nuk bëhet fjalë, partia drejtohet nga kryesia e partisë, kryetari dhe sekretarët, kështu që kryetari është shëndosh e mirë.

Gazetari: E kam fjalën për numrin 2 të partisë z. Ruçi.

Gramoz Ruçi: Gjithmonë në krye të detyrës.

Pro kalimit të detyrës me konsensus të kryetarit Nano për postin e presidentit në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues u shpreh dhe anëtari i kryesisë Spartak Poçi.

Spartak Poçi: Unë jam i bindur se PS do e zgjedh me konsensus kandidatin e vetë për president dhe së dyti kjo do të miratohet patjetër dhe nga grupi parlamentar. Unë mendoj që kandidaturat janë të arrira të dyja, por PS është një parti që ka fituar mazhorancën dhe kryetari i kësaj partie i ka të gjitha të drejtat për të kandiduar.

Kryesia socialiste do të diskutojë edhe për problemet e shfaqura gjatë mbledhjeve të konferencave të socialistëve nëpër rrethe./tvklan.al






Të ngjashme