Trajneri Reja paralajmëron futbollistët
“San Marino kundërsulmon, të mos lëmë hapësira”
Kujdes nga surprizat. Ky është mesazhi i Edi Rejas ndaj futbollistëve të kombëtares. Tekniku u tregua i kujdesshëm në konferencë për shtyp duke shfaqur një pjesë të porosive që iu ka dhënë lojtarëve
“Vlerat në fushë ndryshojnë, por arta luajmë mirë në fushën e tyre. Nuk duhet t’u lëmë hapësira dhe të kapemi në kundërsulm. Urojmë të kalojmë përpara Polonisë, por ne kemi vetëm një ndeshje, atë me San Marinon dhe nuk duhet të gabojmë”.
Në konferencë për shtyp, trajneri reja kishte marrë kapitenin e dytë, Elseid Hysajn dhe kjo tregon se ndaj San Marinos mund të jetë në portë Thomas Strakosha. Tekniku italian tregon se në sfidën e së mërkurës do të ketë ndryshime në formacion, nisur edhe nga mungesa e Abrashit të dëmtuar dhe Gjasulës me kartonë.
“Shpresoj që lojtarët që rikthehen të na japin një ndihmë të mirë pasi janë më të çlodhur. Të japin maksimumin, qoftë edhe për 10 minuta lojë. Broja erdhi nga stoli dhe shënoi golin e fitores. Balaj dhe Cikalleshi nuk janë në formë por për sulmin kam Bajramin, Balajn, Uzunin dhe Brojën”.
Mbrojtësi Hysaj tregoi se fatin e ndeshjeve në vazhdim e kanë në dorë vetë futbollistët.
“Jemi të fortë me vetëbesim se mund të përballemi me të gjithë. E rëndësishme që sulmuesit të shënojnë cika shënoi me Poloninë, Broja shënoi. Besoj me kohën do kemi më shumë vlera në mesfushë dhe në sulm”.
Ndeshja me San Marinon do të luhet në Elbasan Arena. Shqipëria i ka fituar të gjitha përballet e mëparshme me këtë përfaqësuese.
Tv Klan