Vdekja e Sonilës, Kreshnik Cani thirret në polici për të dëshmuar


Vdekja e Sonilës, Kreshnik Cani thirret në polici për të dëshmuar

10:51 15/09/2021

Pas denoncimit që bënë prindërit e Sonila Canit ndaj Kreshnik Canit, ky i fundit është thirrur në Policinë e Beratit për të dëshmuar në lidhje me vdekjen e 21-vjeçares.

Drejtuesi i emisionit Uniko, Spartak Koka, ka deklaruar se Kreshnik Cani është thirrur si person që mund të ketë dijeni në lidhje me rrethanat e vdekjes së Sonilës por edhe për prostitucionin e saj në rrugët e Torinos.

Kallëzimi i prindërve të Sonilës ndaj Kreshnik Canit është bërë pikërisht për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Vetë Kreshnik Cani, në emisionin Uniko të para disa muajve pranoi se “ata kërkonin lekun e thjeshtë” dhe Sonila prostituonte.

Drejtuesi i Uniko, Spartak Koka shprehet se Kreshnik Cani ka dhënë një dëshmi paraprake në Policinë e Beratit.

“Ajo që ne kemi mësuar është që pas denoncimit tuaj në Policinë e Beratit, Kreshnik Cani është thirrur në datëm 8 Shtator në Policinë e Beratit, ku ka dhënë një dëshmi paraprake. Një dëshmi si person i cili mund të ketë dijeni çfarë ka ndodhur me Sonilën për pjesën e punës por edhe për ditën e ngjarjes. Cila është e vërteta e saj? Është një informacion që ne e kemi arritur ta sigurojmë nga bashkëpunëtorët tanë, kolegë në qytetin e Beratit, të cilët na konfirmojnë këtë fakt.

Gjithashtu na konfirmuan faktin se Kreshnik Cani ka qëndruar në Tiranë, të paktën këto ditë që nga momenti që ai është deportuar nga Islanda në Shqipëri dhe po qëndron në qytetin e Tiranës. Për të mos krijuar asnjë lloj keqkuptimi, nuk kemi insistuar më shumë për të mësuar vendndodhjen e tij. Por ajo që ne kemi arritur të sigurojmë por edhe në bashkëpunim me kolegët tanë në Itali, në lidhje me se çfarë po ndodh me rastin dhe disa të dhënave të reja që ne kemi mësuar rreth dinamikës së ditës së ngjarjes dhe çfarë është deklaruar nga persona dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes dhe të dhëna të tjera që janë pjesë e këtij hetimi, zyrtarisht na konfirmohet se hetimi po vijon, hetimi për vdekjen e Sonila Canit po vijon”, deklaroi drejtuesi i emisionit Uniko, Spartak Koka. /tvklan.al






Të ngjashme