Pro Business – Investimet në Panele Fotovoltaike – 20 Shtator 2021
Ka filluar këtë të hënë sezoni i ri i emisionit “Pro Business” ne televizionin Kombëtar Klan Plus nën drejtimin e gazetares Oljana Maloku. Në këtë puntatë të parë në fokus ka qenë rëndësia e Investimeve ne Panele Fotovoltaike dhe suporti që Grupit Gjerman ProCredit jep në investimet dhe financimet që kanë ndikim në mbrojtjen e mjedisit.
Në pjesën e parë të emisionit është prezantuar bashkëpunimi që ka banka ProCredit me Kompani projektuese dhe implementuese në energjinë e Rinovueshme dhe biznesët që implementojnë panele fotovoltaike.
Në një intervistë për emisionin Pro Business në Tv Klan Plus Z.Mirsad Haliti; Anëtar i Bordit Drejtues të Pro Credit Bank; thotë se ProCredit është kthyer në lider sa i përket sportit të këtyre investimeve.
“Në këtë drejtim mund të themi se jemi bankë lider në treg përsa i përke tfinancimit apo përkrahjes së investimeve në panele diellore ku në total në sektorin bankar marrin pjesë mbi 50% të financimeve të realizuara nga ne.”- shprehet Z.Mirsad Haliti
Bruno Papaj Ceo i Vega Solar tregon fokusin e punës së kompanisë dhe rëndësinë e jashtzakonshme të bashkëpunimit me Pro Credit Bank. Ai thotë se bashkëpunimi me Pro Credit i ka dhënë edhe më shumë nxitje dhe lehtësi klientëve për të hedhur një hap kaq të rëndësishëm në drejtim të energjisë së rinovueshme duke instaluar panele fotovoltaike.
“Banka aprovon kredinë në një afat kohor sa më të shkurtër. Kohëzgjatja shkon deri në 7 vite dhe mund të mbulojë deri 100% të investimit të klientit. Ndërkohë banka Procredit ofron fleksibilitet të lartë për pjesën e kolateralit.”- thote Papaj.
Edhe Oltjon Rukaj Drejtor Marketingu në Qendrën Prestige Home tregon për bashkëpunimin dhe këshillimin me Bankën Pro Credit në iniciativën për njëinvestim të tillë kaq të dobishëm për të gjitha dyqanet e qendrës.
“Këshillimi me bankën ka qenë vërtet ndër më të mirët dhe më lehtësues përsa i përket këtij investimi. Një vizion tjetër i joni është t’i shërbejë shoqërisë përreth, vendit duke sjellë qëllimet e përbashkëta për një mjedis më të pastër, për të jetuar më mirë. Qëllimet tona dhe vizioni janë ta njëjta me ato të bankës Procredit, kështu kemi menduar ta zgjerojmë këtë linjë investimesh.”- thote Z. Rukaj.
Në pjesën e fundit të emisionit I ftuar ishte Z.Robert Tomja, Drejtor I Departamentit te Biznesit ne ProCredit Bank.
Tomja tha se ProCredit Group ka ne fokus nje qasje mjedisore ndryshe nga bankat e tjera komerciale, sidomos ne nje vend si Shqiperia.
“Kemi realizuar projekte të cilat janë mbreslenëse, që na japin emocion kur I vizitojmë se bashku me klientët. Ndërtojmë lidhje aq të forta profesionale sa arritjet I kemi të përbashkëta. E them me plot gojëqëjemilider ne tregpersa I përketinvestimeve ne fotovoltaikë me 53% të total investimevetëtregut. Do të thotë se ProCredit ka marrë përsipër të financojë më shume se gjysmën e investimeve që janë bërë nga biznese të medha në panele. “
Intervistë me Z.Mirsad Haliti – Anëtar i Bordit Drejtues të Pro Credit Bank
Intervistë me Bruno Papaj – Ceo i Vega Solar
Intervistë me Oltjon Rukaj – Drejtor Marketingu në Qendrën Prestige Home
Intervistë me Robert Tomja – Drejtor I Departamentit te Biznesit ne ProCredit Bank.