Guvernatori i BSH takim përmbyllës me misionin e Bankës Botërore


Guvernatori i BSH takim përmbyllës me misionin e Bankës Botërore

16:15 24/09/2021

Misioni vlerëson politikat e Bankës Qëndrore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka zhvilluar online takimin përmbyllës me Misionin e Bankës Botërore për sektorin financiar.

Zhvillimet në sistemin financiar, ndikimi i pandemisë në ecurinë ekonomike, si dhe pritjet për rimëkëmbjen ekonomike gjatë periudhës së ardhshme kanë qenë në fokus të bisedës.

Guvernatori Sejko theksoi se sistemi bankar është mirë kapitalizuar, me likuiditet, me profitabilitet të përmirësuar, ndërsa norma e kredive me probleme ka vijuar rënien.

Në vijim, lidhur me zhvillimet në sistemet e pagesave dhe edukimin financiar, Guvernatori diskutoi me

Përfaqësuesit e Misionit të Bankës Botërore vlerësuan si mjaft të suksesshme politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë si në përgjigje të situatës së krijuar nga COVID-19, si dhe kontributin që ajo ka dhënë në reduktimin e kredive me probleme, në përmirësimin e kuadrit rregullator dhe përafrimin e tij me standardet më të mira ndërkombëtare.

Tv Klan






Të ngjashme