Pro Business – Rritja e cmimeve, ndikimi tek konsumatorët – 27 Shtator 2021


Pro Business – Rritja e cmimeve, ndikimi tek konsumatorët – 27 Shtator 2021

19:00 27/09/2021

Emisioni Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus është ndalur sot tek rritja e Çmimeve tek disa produkte ushqimore dhe tek ankesat aktuale të konsumatorëve sa i përket shtrenjtimit të cmimeve në treg.

Vec bukës, edhe produkte të tjera rezultojnë të jenë rritur gjatë muajit gusht.

Të ftuar me gazetaren Oljana Maloku ishin Znj. Ersida Teliti Drejtoreshë Ekzekutive  tek Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe eksperti i ekonomisë Z.Azmi Stringa.

 Teliti tha se pas rritjes së cmimit të bukës duhet parë vazhdimisht edhe cilësia dhe sasia që I tregtohet qytetarëve pasi mund të ketë abuzime edhe në këtë drejtim sidomos nga  furrat që ende nuk e kanë refletuar rritjen e cmimit të bukës. Ajo i bën thirrje konsumatorëve Shqiptarë të denoncojnë çdo rast me abuzimet në çmime dhe shërbime pasi reagimi është i domosdoshëm për të vënë në lëvizje instancat përkatëse.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Z.Azmi Stringa u ndal tek analiza e shkaqeve të rritjes së çmimeve, faktorët ndërkombëtare dhe ndërhyrjen nga ana e qeverisë.  Eksperti thotë se duhet të ketë politika që sjellin uljen e varësisë nga importi ndërsa për bukën është e domosdoshme ulja e Tvsh-së.

Po ashtu një analizë kërkohet edhe për  sjelljen e konsumatorëve , fuqinë blerëse pas shtrenjtimit të produkteve.

Stringa flet edhe për një problem tjetër sa i takon shpërndarjes së pabarabartë të rritjes ekonomike në vend.

Intervistë me Znj. Ersida Teliti – Drejtoreshë Ekzekutive  tek Qendra “Konsumatori Shqiptar”

Intervistë me Z. Azmi Stringa – Ekspert Ekonomie






Të ngjashme