Ky është vendi ku vrasësi i policit qëlloi veten me armë, gazetari Koka zbulon detajet
Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin Opinion në Tv Klan detaje të reja për ngjarjen e rëndë që tronditi sot vendin, ku polici Saimir Hoxha u vra me armë zjarri nga 21-vjeçari Aldi Rama.
Gazetari Koka ka ndjekur nga afër në terren të gjithë aksionin e forcave RENEA për kapjen e autorit. Këto janë edhe pamjet e vendit ku Aldi Rama qëndronte i fshehur për rreth 2 orë, përpara se ai të qëllonte veten me armë duke mbetur i plagosur në gjendje kritike.
Në vendngjarje konstatoheshin dhe shenja gjaku të 21-vjeçarit nga transportimi drejt ambulancës.
Gazetari Spartak Koka tregoi në Opinion se sipas informacioneve të marra në vendngjarje, Aldi Rama kishte në krahun e majtë edhe një tatuazh në gjuhën angleze ku shkruante “Dua të bëhem vrasës”. /tvklan.al