Publikohet foto, momenti pak para vrasjes së efektivit Saimir Hoxha
Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është publikuar një foto që tregon momentet e fundit të efektivit Siamir Hoxha.
Siç shihet nga foto, oficeri Saimir Hoxha që mbeti i vrarë është shumë afër me Aldi Ramën dhe dy personat e tjerë që e shoqëronin atë.
Gazetarja Klodiana Lala tha se fotoja është marrë nga kamerat e sigurisë në zonë, pasi e gjithë zona është e monitoruar sepse është monument natyre.
“Po ta sqaroj, kjo zonë është e mbrojtur dhe ka kamera sigurie. Kamerat kanë filluar pikërisht këtë moment”, tha Klodiana Lala./tvklan.al