Von der Leyen: Jemi të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës
Kurti: Ne pranuam propozimin e komandatit të KFOR
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka shfaqur shqetësimin për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin Albin Kurti ajo ka thënë se zgjidhja e vetme është dialogu mes të dyja palëve.
“Jam thellësisht e bindur që duhet të ç’tensionohet situata e të vazhdohet me dialog konstruktiv. Dua të shoh progres në Kosovë prandaj dua ndryshime në këtë situatë”.
Kryeministri Albin Kurti tha të ketë njoftuar Presidenten e Komisionit Evropian për forcat që ka grumbulluar Serbia në kufirin me Kosovën.
Ai ka kritikuar Serbinë për refuzimin që i ka bërë KFOR-it për ç’tensionimin e situatës në veri.
Ndërkohë në Bruksel kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai serb Petar Petkoviç kanë takuar zv.Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë Gabriel Escobar.
Ai tha se përkrah përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje për ç’tensionomin e situatës në veri ndërsa ka kërkuar zgjidhje urgjente për çështjen e targave.
Tv Klan