Opinion – Durrës, Berisha i shpall luftë Bashës!


Opinion – Durrës, Berisha i shpall luftë Bashës!

22:00 29/09/2021

Të ftuar: Astrit Patozi, Mirela Milori, Lorenc Vangjeli dhe Redi Shehu.

Zbulohet dokumenti, kërkesat e demokratëve për mbledhjen e Kongresit të PD

Ashtu siç dhe kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në dokumentin që do i dorëzohet sekretariatit të Partisë Demokratike kërkohet mbledhja e Kuvendit të PD për disa çështje të cilat janë:

-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.

-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD.

-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mbledhja e 1500 firmave do të çonte në mbledhjen e Kuvendit, që sikurse shihet përmes formularit synon miratim në ndryshim statutore dhe vendimmarrje po sipas këtyre ndryshimeve.

Beteja brenda PD-së, Patozi: Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e Berishës përballë Bashës

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar avantazhe dhe disavantazhet e Sali Berishën në betejën e tij kundër Lulzim Bashës.

Patozi si disavantazh për Berishën tha se është mosha dhe shpallja ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikat e dobëta, e para njëherë është mosha që nuk e lejon, pasi ai vetë thasë nuk kishte ndërmend që të kthehej. Pyetja e çdo demokrati, e çdo shqiptari është se çfarë do të thotë kthim dhe çfarë ndodhi në këtë vend ti nga një ikje u riktheve furishëm, thjesht u gërvisht pak veshë. Ka disavantazhe të mëdha, ka damkën e SHBA që është një etiketë varëse. Por ka dhe përgjegjësinë që shqiptarët e tjerë nuk ja falin, pasi është bashkëpërgjegjës për katastrofën ku e ka çuar PD-në”, tha ish-deputeti.

Ndërsa si avantazh tha se ka përballë Bashën, i cili sipas Patozit do të fitojë luftën me procedura.

Ndërsa avantazh ka se ka përballë një njeri që do të marrë gjyqin me procedurë. Një njeri që pretendon të ketë një parti të tijën ka frikë nga partia e vetë. I ka dalë tjetri si Tursun Pasha, e mban të rrethuar në kështjellë. Ai duhet të dalë njëherë dhe të shpjegohet”, shtoi më tej ai.






Të ngjashme