Zbulohet dokumenti, kërkesat e demokratëve për mbledhjen e Kongresit të PD


Zbulohet dokumenti, kërkesat e demokratëve për mbledhjen e Kongresit të PD

23:09 29/09/2021

Ashtu siç dhe kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në dokumentin që do i dorëzohet sekretariatit të Partisë Demokratike kërkohet mbledhja e Kuvendit të PD për disa çështje të cilat janë:

-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.

-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD.

-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mbledhja e 1500 firmave do të çonte në mbledhjen e Kuvendit, që sikurse shihet përmes formularit synon miratim në ndryshim statutore dhe vendimmarrje po sipas këtyre ndryshimeve./tvklan.al






Të ngjashme