Zbulohet planeti që rrotullohet rreth tre yjeve njëkohësisht
Astronomët kanë zbuluar disa planete që rrotullohen rreth dy yjeve njëkohësisht, por tashmë mund të kenë gjetur planetin që rrotullohet në orbitën e tre prej tyre.
Një sistem yjor 1300 vite-dritë larg nga Toka, i quajtur GW Ori ka dy yje që orbitojnë pranë njëri-tjetrit me një të tretë disi më larg që rrotullohet rreth tyre dhe një shtëllungë gjigande disku pluhuri i rrethon të tre.
Disku i pluhurtë është i ndarë në tre unaza, me një hapësirë të madhe midis unazës së brendshme dhe dy të tjerave. Shkencëtarët po debatojnë nëse hendeku është simptomë e momentit gravitacional të forcës të shkaktuar nga tre yjet apo thjesht provë e planetit të parë që rrotullohet rreth tre yjeve, i cili po “gdhend” orbitën e vet.
Nëse kjo provohet, do të përforconte idenë se planetet në univers krijohen më rastësisht se sa mendojmë, madje edhe në sisteme të çuditshme./tvklan.al