Horoskopi 1 Tetor 2021


Horoskopi 1 Tetor 2021

08:20 01/10/2021

Dashi-Njerëzit do të lumturohen nga bujaria jote. Mund të ndihesh disi jo rehat për shkak të përgjegjësive. Në dashuri do të hasësh vështirësi, por duhet ta përballosh situatën si duhet.

Demi-Sot, të gjitha vështirësitë në ambientin e punës do të zgjidhen. Përmbaje sjelljen tënde. Të martuarit do të arrijnë të përmirësojnë marrëdhënien e tyre dhe gjërat do të qetësohen. Do ia dalësh të marrësh më të mirën nga mundësitë që do të të vijnë.

Binjakët-Mund të mbetesh prapa me punën për shkak të rrëmujës dhe acarimit. Mendime të trishta dhe depresive do të enden në mendjen tënde për shkak të prapavijës së Mërkurit. Megjithatë, është një ditë që parashikon ndryshime në jetën tënde.

Gaforrja-Ata që janë në një punë do ta kenë të lehtë të arrijnë objektivat e tyre. Njerëzit do të të shohin me respekt. Mos injoroni këshillën e partnerit pasi është mjaft e vlefshme për punën tuaj.

Luani-Do të përjetoni një atmosferë paqeje në shtëpi. Ata që janë në kërkim të një pune do iu duhet të durojnë edhe pak që të arrijnë të gjejnë një. Mos huazoni para pasi do të rezultojë me humbje.

Virgjëresha-Pengesat që ndodhen në rrugën e progresit do të zhduken. Do të ketë një rritje të ardhurash, sidomos për ata që punojnë të pavarur. Kushtojini rëndësi shëndetit.

Peshorja-Dita e sotme do t’iu japë mundësi të mësoni diçka të re në punë. Në shtëpi do të ketë një atmosferë disi të çuditshme. Do të merrni shumë lëvdata nga njerëzit.   

Akrepi-Do të përpiqeni të mbyllni shumë çështje të lëna pezull. Sjellja letargjike do të ndikojë në performancën tënde. Bëjini të ditur partnerit që është e rëndësishme për ju të keni vëmendje.

Shigjetari-Për sa i përket çështjeve të dashurisë, do të jeni disi të ndjeshëm sot. Të tjerët kanë pritshmëri të larta nga ti dhe presioni do të jetë i dukshëm. Ji vigjilent në punë që të evitosh ndonjë gabim të rastit.

Bricjapi-Në këtë ditë do të ndiheni shumë pozitivë për karrierën dhe jetën martesore. Planifikoni punën tuaj pasi pesha e saj mund t’iu rëndojë mendjen. Kërkoni ndihmë për një çështje që ju duket se tejkalon aftësitë tuaja.

Ujori-Mos e humbisni kohën me gjëra të padobishme. Përpiquni të kontrolloni zemërimin sot. Mund të forconi më shumë lidhjen me partnerin nëse bëni veprime jo-egoiste.

Peshqit-Zgjidhjet e tua inovative tregojnë gjithnjë përpara dhe kjo të bën të vlerësohesh nga të tjerët. Shkundni çdo grimë negativiteti që vjen drejt jush duke mos bërë asnjë reagim. Mos u trego arrogant, adhurimi i të tjerëve mund të të kthehet kundër./tvklan.al






Të ngjashme