Vllaznia kërkon kreun në Korçë
Në ndeshjet e javës së katërt, Vllaznia do të tentojë të ngjitet sërish në krye të renditjes dhe për këtë i duhen pikë të plota ndaj Skënderbeut. Në ndeshjen që do të luhet në Korçë, Brdaric i ka porositur futbollistët e tij të jenë të ngjeshur në mbrojtje.
Thomas Brdaric: Jemi gati për ndeshjen e radhës. Nuk duhet t’i lejojmë hapësirat që kërkojnë. Me Partizanin ishte e fortë dhe ata kanë dëshirë të fitojnë me ne. Lamë hapësira në prapavijë dhe ata përfituan
Nga ana ana tjetër korëarët nuk duan të lënë pikë në këtë ndeshja dhe jo vetëm për faktin se luajnë në fushën e tyre
Migen Memelli: Çdo pikë ka vlerë.
Këtë të shtunë luhet edhe Egnatia – Kastrioti. Të dy këto ekipe zënë vendet e fundit në renditje.
Kukësi do të kërkojë fitoren ndaj Teutës.
Diego Longo: Janë kampionët e Shqipërisë. Janë ekip shumë agresiv dhe të organizuar. Për ne do të jetë shumë e vështirë, shumë e fortë pasi ata janë kampionët e Shqipërisë. Është skuadra që të gjithë duan të mundin.
Për javën e katërt luhet edhe Tirana – Laçi.
Tv Klan