Horoskopi 3 Tetor 2021


Horoskopi 3 Tetor 2021

08:40 03/10/2021

Dashi-Sot do formoni një lidhje biznesi. Do firmosni një ortakëri me partnerin tuaj të ri dhe do ndiheni të qetë për të ardhmen tuaj. Fronti personal do ju sjellë vetëm zhgënjime. E dashura juaj do ju lërë e do ju thotë se ka gjetur dikë më interesant.

Demi-Sot do të ndiheni plot energji pozitive dhe këtë ndajeni me miqtë dhe njeriun tuaj të zemrës. Mendoni se jeni sundimtar të çdo gjëje, por edhe sundimtarët mund të rrëzohen.

Binjakët-Duhet te evitoni në maksimum shoqërinë me njerëz që nuk ju pëlqejnë. Ata përçojnë një energji negative qe mund t’ju afektojë.

Gaforrja-Ju jeni vetëm pak ditë larg periudhës më të bukur të vitit, kështu që filloni të mendoni se çfarë aktivitete krijuese dëshironi të bëni më shumë. Sa më shpejt të filloni të bëni plane aq më shpejt do filloni të përjetoni atë që më parë ishte thjesht një ëndërr.

Luani-Mbani shënim çdo gjë që ndodh sot, miq të kësaj shenje. Do gjeni detaje, që sado të vogla, përbëjnë diferencën. Mos hezitoni të ndiqni intuitën nëse ndjeni se diçka nuk është siç duhet. Fokusohuni dhe ruhuni pasi papritur mund t’ju dalin në pah çështje emocionale dhe t’ju ngatërrojnë mendimet. Besojini vetes, pavarësisht se çfarë ndodh përreth jush.

Virgjëresha-Sot virgjëresha do ketë një pikëpamje të freskët për profesionin ose karrierën e saj. Do kujtoni historinë e një prej miqve tuaj të suksesshëm dhe do vrisni mendjen cilat emocione të merrni parasysh. Do ju bëhet e qartë se nuk e doni atë profesion dhe do vendosni të gjeni gjënë e duhur për ju që do ju sjellë të ardhura dhe që do ta bëni me dëshirë.

Peshorja-Lini mënjanë impenjimet e punës dhe kushtojini kohë njerëzve tuaj të zemrës, pasi kanë nevojë për ju. Edhe pse e keni të pamundur të shkëputeni nga puna, jo gjithmonë ajo duhet të zerë pjesën më të madhe të ditës tuaj.

Akrepi-Sot është një nga ato ditë ku ju do të ndani një lajm të gëzueshëm me miqtë dhe të afërmit. Keni marrë një dërgesë apo një informacion të rëndësishëm dhe mezi prisni. Por kujdes me kë keni vërdallë, pasi mund të ketë qëllime të këqija.

Shigjetari-Dita do të nisë në mënyrë shumë të ngadaltë. Ndaj gjeni ekuilibrin. Nëse këtë të fundit nuk e gjeni te dikush që po e njihni tani mundohuni ta ndihmoni edhe atë në këtë drejtim.

Bricjapi-Nëse doni të ecni përpara në punën tuaj, ju duhet të filloni të shoqëroheni edhe me njerëz që nuk ju pëlqejnë ose nuk janë në tipin tuaj. Shikoni dhe mundësinë për të bërë kompromise.

Ujori-Planet tuaja për të ardhmen do të jenë shumë ambicioze dhe sigurisht do të gjeni mënyrën për të qenë më prezentë. Po impenjoheni shumë dhe kjo është e vlerësueshme. Mos humbni diçka për të besuar në të.

Peshqit-Sot do të ndiheni si miu në labirint. Muret e larta, Korridoret e gjata dhe me cepa. Rrugëdalje, por pa ju dhënë ndjesinë sikur jeni në drejtimin e duhur. Në vend që të silleni vërdallë kot, mund të kërkoni për ndihmë. Shumë njerëz do ju shtrinë dorën./tvklan.al






Të ngjashme