Humb të ëmën, Ermira habit Gjebrean: Fotografia e mamit me vello është akoma tek dhoma e njerkës
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ka qenë e ftuar Ermira 24 vjeç nga qyteti i Milotit e cila është e martuar në Tiranë dhe ka një djalë 9 muajsh.
Ishte 6 muajshe kur nëna e saj ka vdekur. Ka dy motra nga e ëma të cilat ishin njëra 4 vjeç dhe tjetra 2 vjeç, kur nëna e tyre vdiq. U rrit nga gjyshja e babait dhe pas shumë kohësh kur ajo ishte 6 vjeç, i ati martohet me njerkën e saj dhe në jetë erdhi një vëlla dhe motra tjetër.
Ermira tregon se kur erdhi njerka e saj në shtëpi, ajo mendonte se ishte nëna e saj. Motra e saj e cila ishte 10 vjeç në atë kohë e dinte historinë e nënës, por nuk ia ka treguar asnjëherë.
Ardit Gjebrea: A kishte ndonjë gjurmë të mamasë tuaj në shtëpi apo u zhduk gjithçka?
Ermira: Edhe sot e kësaj dite është një fotografi e madhe tek dhoma e babait tim, një me vello dhe kurrë nuk e dija se cila ishte ajo në foto.
Ardit Gjebrea: Kur thua dhoma e babait, dhoma që ka qenë e mamit dhe babit tënd, por që nuk flinte më babai jot. Kush flinte?
Ermira: Po njerka me babain dhe akoma është fotografia aty.
Ardit Gjebrea: Dalim tek ditëlindja jote.
Ermira: Mbushja 68 vjeç dhe ftova shokët e shoqet e klasës dhe unë thërras njerkën time mama dhe njëri nga shokët e mi më tha që kjo nuk është mamaja jote. Në ato momente siç e kisha tortën në dorë e hedh dhe vrapoj direkt tek babai im. E pyeta nëse është e vërtetë, ma mohoi, më tha nuk është e vërtetë, por duke u rritur babai gjithmonë më thoshte që unë dua të flas diçka me ty dhe unë kurrë nuk pranoja. Dhe sot e kësaj dite nuk dua ta di historinë pse ajo nuk jeton më sepse nuk jam gati për ta përballuar dot.
Më pas ajo u martua kur ishte 18 vjeç. Njohu dhe u dashuria me një djalë që jetonte në Gjermani. Ajo tregon se shkoi në Gjermani ta vizitonte, por ai donte që të qëndronte aty përgjithmonë sepse sipas saj ai ishte pak xheloz. /tvklan.al