Franka: Më martuan pa u bërë fekondimi i vezës, në klasë të tretë i gjuajta vjehrrës me kumbulla
E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Franka e cila ka rrëfyer me detaje historinë e saj. Ajo ka treguar se familjarët e saj kanë vendosur që kur të lindin një vajzë do e martojnë me fëmijën e palindur të një miku të familjes.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur të martuan?
Franka: Nuk bëhet fjalë për vite, pa u bërë akoma fekondimi i vezës.
Ardit Gjebrea: Nëse do vinte në jetë Franka, ajo do ishte e martuar me…?
Franka: Me Xhovalinin.
Ardit Gjebrea: Po ai kishte lindur?
Franka: Pa lindur dhe ai. Babai kishte një hallë që e quanin Franka e cila nuk bënte dot fëmijë, jetonte me burrin e vetë dhe me kunatin. Kunati kishte një fëmijë, në moshë me babain tim dhe tha, kur t’i lindë një djalë, djalit do i vihet emri Xhovalin, siç e kishte i shoqi i Frankës, kur të të lindë një vajzë ty do i vesh emrin Franka e kur të lindin, të rriten do të martohen bashkë që të mos humbasin kurrë emri i çiftit Franga me Xhovalinin.
Lindi Xhovalini para, pas një viti lindi dhe Franka, vijnë e shohin Frankën, nusen sapo kishte lindur , gëzim shumë i madh sepse i ka lindur nusja, djalit. Kalojnë vite dhe mua më kujtohet si sot, isha në klasën e tretë, në një moment po vinte në shtëpinë tonë e ëma e djalit, vjehrra. Sa afrohet, filloi të qeshte dhe tha nusja e djalit tim. Unë marr kokrra nga kumbulla që isha dhe e gjuaj dhe i them unë kurrë nuk e marr djalin tënd dhe ajo qeshte hahaha.
Ardit Gjebrea: Pra ti që në klasën e tretë i gjuaje vjehrrës me kumbulla?
Franka: (Qesh). Kalojnë vit pas viti, në klasën e 8, problemi ishte Franga do vazhdojë shkollën, apo Franga do të fejohej, martohej, e krijojë familjen si të gjitha bashkëmoshataret e mia. Për nënën time unë do e lija shkollën dhe nuk do e kisha vazhduar, për të do kisha thurur triko, çorape, të thurja pajën dhe të shkoja tek Xhovalini.
Kur isha unë në klasën e shtatë, djali ishte në klasën e tetë, vinte nga qyteti në shkollën ku isha unë, në Balldren me biçikletë. Im at më dha sinjalin që do vazhdojë aty klasën e tetë.
Ardit Gjebrea: Ti deri në klasën e 7-8 ishe takuar ndonjëherë me Xhovalinin?
Franka: Absolutisht jo. Kur po mbaroja klasën e tetë babi më tha si do bëjmë a do vazhdosh shkollën apo të fejohesh e martohesh? I them do vazhdoj shkollën. Më thote me një kusht, që vitet që do vazhdosh shkollën të mos lidhesh me asnjë njeri tjetër. Ja dhashë fjalën. /tvklan.al