“Duke edukuar Ritën” shfaqet në Durrës
Komedia pritet me duartrokitje nga publiku në teatrin “Aleksandër Moisiu”
Komedia angleze e Willy Rusell “Duke edukuar Ritën” erdhi mjaft provokuese, argëtuese dhe shumë shtresore për publikun e qytetit të Durrësit. Nën regjinë e Kiço Londo, shfaqja u prit me duartrokitje nga publiku durrsak në teatrin “Aleksandër Moisiu”, duke rezultuar një premiere e suksesshme.
Me një lojë të jashtëzakonshme ku aktori Mehmet Xhelili erdhi në rolin e Frenk dhe Nezha në rolin e Ritës duket se ishin një gjetje e përkryer e komedisë së Teatrit Shëtitës “Çajupi”.
Ngjarja e një profesori në moshë, të degraduar nga pija, në përballje me një studenteje të re dhe të etur për dije, krijoi kontrastin mes karaktereve të cilët hedhin dhe presin biseda intelektuale mes alkoolizimit të profesorit dhe personazhit karizmatik të Ritës.
Komedia “Duke edukuar Ritën”, pas Durrësit do të vijojë të shfaqet edhe në teatro të qyteteve të tjera.
Klan News