Horoskopi 4 Tetor 2021


Horoskopi 4 Tetor 2021

08:34 04/10/2021

Dashi-Sot do t’i shpërblesh dikujt mbështetjen që të ka dhënë gjatë një periudhe të vështirë. Përgatitu për një ditë të ngarkuar në punë pasi me gjasa, presioni do të rritet. Kursimet do të të mjaftojnë për të të mbajtur të qëndrueshëm financiarisht.

Demi-Mënyra si do e menaxhosh një situatë sot në ambientin e punës do të të vlerësohet nga eprorët. Në njëfarë mënyre, ke një ndjesi sikur është përgjegjësi vetëm e jotja për të mbajtur rregull në botën tënde. Kujto se edhe partneriteti, në çfarëdolloj forme, do të thotë se është dikush tjetër me të cilin mund të ndash barrën.

Binjakët-Vetëbesimi do të jetë çelësi i suksesit për ty sot. Do të kalosh shumë mirë në ambientin e punës dhe do të marrësh shumë mbështetje nga kolegët. Është një moment i mirë për të ekzekutuar planet që ke në mendje duke i kthyer në vendime pasi do të të sjellin fryte.

Gaforrja-Eficenca dhe dominanca në punë do të të sjellin shumë lumturi. Ndiq instiktin dhe lejoje të të drejtojë, emocionet e tua janë në kulmin e tyre. Vazhdo të udhëhiqesh nga ëndrrat dhe realizoji, sidomos në aspektin e dashurisë.

Luani-Puna e madhe që ke bërë do të të sjellë rezultate të shkëlqyera dhe do të arrish një triumf në punë. Me kursimet që ke, mund të mendosh edhe për një shpenzim më madhor se zakonisht. Të dashuruarit do të arrijnë të kalojnë kohë me njëri-tjetrin.

Virgjëresha-Ki vetëbesim dhe siguri te vetja, pasi nuk ka asnjë tjetër si ti, kështu që mbahu pas kësaj dhe lëviz përpara ashtu si ti di. Ka shumë guxim në zemrën tënde që të kërkon të ndërmarrësh risqe që nuk i ke menduar më parë. Disa mundësi të presin vetëm ty dhe askënd tjetër.

Peshorja-Përqasja agresive e dikujt ndaj njerëzve dhe situatave mund të të shtangë pak, por do të kesh diçka për të mësuar. Studioje këtë mënyrë dhe kupto që mund të marrësh pak prej saj që të mund të kesh sukses. Një takim me dikë që simpatizoni mund të bëhet shumë shpejt realitet.

Akrepi-Nuk këshillohet shumë t’i besoni të tjerëve sot. Përgatituni të përballeni me sfida në ambientin e punës. Do të jetë disi e vështirë për ty të qëndrosh pezull gjatë kohës që çdo gjë po shkon si duhet, sidomos në dashuri. Megjithatë, mirëkuptimi mes teje e partnerit do të rritet.

Shigjetari-Ka gjasa që të sigurosh një burim të ri të ardhurash që mund t’i shtosh si financa mujore. Energjia e ditës së sotme duket shumë qetësuese dhe do të të sjellë një ditë të këndshme dhe të paqtë. Nëse je armatosur me një qëllim të fortë, asnjë pushtet në botë nuk do të të ndalojë për ta përmbushur.

Bricjapi-Parashikohet një ditë e mirë për të lindurit nën këtë shenjë. Detyrat që do të kryesh sot në punë me shumë mundësi do të shqyrtohen nga eprori, kështu që ji i vëmendshëm ndaj çdo gabimi që mund të depërtpjë. Jepi siguri partnerit nëse po ndërmerr hapa që e përfshijnë edhe atë.

Ujori-Një ditë shumë e mirë për ta kaluar me familjen dhe për t’u kënaqur. Këshillat dhe bekimet e një figure atërore në jetën tënde do të të ndihmojnë të arrish suksesin. Në punë, situata duket disi më e relaksuar.

Peshqit-Shpenzimet e menduara do të të ndihmojnë të ruash paratë që të nevojiten në këtë periudhë. Ke aftësinë të drejtosh, sidomos kur vjen puna në çështjet e dashurisë. Ndarja e ndjenjave me partnerin do t’iu afrojë më shumë me njëri-tjetrin./tvklan.al






Të ngjashme