Rusia dëbon një tjetër diplomat të Maqedonisë së Veriut


Rusia dëbon një tjetër diplomat të Maqedonisë së Veriut

17:14 04/10/2021

“Kundërpërgjigje për veprimet e Gushtit të Shkupit” 

Edhe një punonjës i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Rusi është shpallur person i padëshirueshëm. Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se kjo vjen pas veprimeve të Shkupit gjatë Gushtit të këtij viti.

Më 4 Tetor, u.d Ambasadorja e RMV-së në Federatën Ruse, Olivera Çaushevska – Dimovska, është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ku i është dorëzuar nota e Ministrisë, me të cilën një punonjës në Ambasadën e RMV-së në Moskë shpallet “persona non grata. Masa është përgjigje ndaj një vendimi krejtësisht të pabazuar për shpalljen e diplomatit në Ambasadën e Rusisë në Shkup për “persona non grata” që u miratua nga RMV-ja në Gusht të këtij viti”, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Gjatë një viti, Maqedonia e Veriut ua kishte marrë akreditimet dy diplomatëve të Rusisë, duke e arsyetuar këtë me solidaritetin me Pragën pas skandalit diplomatik rreth sulmeve me bomba në Vërbeticë, për të cilën Praga zyrtare kishte pohuar se Rusia ka shkaktuar shpërthime në një depo çeke me armë.

Në gusht të këtij viti, Ministria e Jashtme e RMV-së, shpalli “persona non grata” edhe një diplomat rus, për të cilin mediat njoftuan se ka qenë zv/atashe ushtarak në Shkup.

Klan Macedonia






Të ngjashme