Givenchy akuzohet për promovim vetëvrasjeje
Një varëse që u mbajt nga një modele e markës së njohur franceze, Givenchy në shfaqjen e modës Pranverë-Verë 2022, është njësuar me një nyje. Më pas, firma e njohur e veshjeve është akuzuar për “reklamim të vetëvrasjes në botën e modës”.
Drejtori kreativ, Matthew M. Williams vendosi në jetë shfaqjen e tij të parë në pasarelë ditën e djeshme, ku u shfaq edhe aksesori kontroversial. Por njerëzit reaguan menjëherë dhe thanë se nuk është e mundur të jetë gabim pasi në modë gjithçka kalon në një proces, që nga dizenjimi deri te aprovimi final.
Aksesori u krahasua me një bluzë me kapuç nga Burberry në vitin 2019 që shkaktoi të njëjtat reagime, pasi kapuçi përfundonte në një nyje.
Givenchy ende nuk ka komentuar mbi ngjarjen deri më tani./tvklan.al