Doza e tretë e vaksinës për të gjithë në RMV


Doza e tretë e vaksinës për të gjithë në RMV

16:48 04/10/2021

Filipçe: Morëm shembull nga Shtetet e Bashkuara 

Doza e tretë e vaksinës anti-Covid do të jetë e mundur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Komiteti Kombëtar për imunizim zgjeroi rekomandimin dhe në vend të tre kategorive, dozën e tretë do të mund ta marrin edhe persona tjerë. Qytetarët do të injektohen me vaksina të “Pfizer”.

“Dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët pa marrë parasysh moshën, nëse kanë ose jo sëmundje kronike, kurse janë të rerzikuar të preken nga COVID-19 për shkak të kontakteve frekuentuese, llojit dhe vendit të punës. Janë rekomandime që praktikisht ndjekin shembullin e vendeve evropiane dhe SHBA”.

Nga Komiteti Kombëtar për Imunizim thonë se doza e tretë do t`u ndihmojë qytetarët të cilët vaksinimi me dy doza nuk ka prodhuar efektin e dëshiruar.

“Duke ndjekur përvojat e vendeve evropiane dhe SHBA-së, vlerësojmë se do të duhet që kjo mundësi t`u jepet të gjithë atyre tek të cilët ekziston rreziku për infektime me COVID-19. Ky rekomandim do të definohet që të mbrohemi nga lloji Delta për shkak se gjashtë muaj nga vaksinimi, ulet efikasiteti i disa lloje të vaksinave”.

Në dy javët e ardhshme do të testohen 8.200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në RMV, ky vendim është marrë me qëllim që të identifikohen nëse ka raste asimptomatike me Covid-19 tek fëmijët si dhe nëse ka transmetim të virusit brenda shkollave.

Klan Macedonia






Të ngjashme