Pro Business – Biznesi kërkon bashkëpunim me qeverinë në hartimin e ligjeve – 4 Tetor 2021
Emisioni Pro Business ne televizionin kombetar Klan Plus eshte ndalur tek kerkesat konkrete te bizneseve drejtuar qeverise me nisen e mandatit te trete.Z. Nikolin Jaka Kreu I Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka deklaruar për gazetaren Oljana Maloku se sipërmarrësit janë të interesuar të kenë më shumë detaje lidhur me programin e ri të qeverisë. Jaka thotë se nuk kanë rreshtur së prezantuari kërkesat për problematikat dhe vështirësisë ndërsa me sheqetësim sheh sektorin e bujqësisë që sipas Z.jaka është lënë jashtë vemendjes.Kjo situatë sipas Jakës është shqetësuese pasi po i japim avantazhe vendeve të rajonit që na konkurojnë fuqishëm me sektorin e bujqësisë.
“Rënie të ndjeshme të interest për tu fokusuar në sektorin e bujqesisë që është në fakt rreth 60 përq e punësimit. Ka rënië të numrit të krerëvë në të gjithë spektrin e blegtorisë me rreth rreth 10 krahasuar me vitin 2019. Të ndizen sinjalet e alarmit, është ekonomi reale që performon nëpërmjet konkurrencës dhe produkteve të shportës. Mendoj së do ta humbasim këtë sector duke I dhënë avantazhe rajonit dhe duke I mëshuar formulës Open Ballkan”
Një nga problemet që hasin kompanitë në ditët e sotme, janë ato me gjetjen e fuqisë punëtore. Kjo sipas përfaqësuesit të bizneseve duhet të jetë në fokus të politikave të qeverisë por jo duke marrë vendime e vetme. Jaka totë se qeveria në këtë pikë duhet patjetër të bashkëpunojë me bizneset për të parë se ku janë nevojat dhe cfarë zgjidhje mund të jepet.
E ndërsa jemi ende në periudhë pandemiue, bizneset sipas kreut të dhomës së tregtisë dhe industrisë e kanë marrë veten. Edhe rindërtimi nga sipërmarrja shihet në rrugë të mbarë.
Sipërmarrjet kërkojnë të jenë më në themel të bashkpunimit me qeverinë e re, deri tek diskutimi I ligjeve.
“Shpresojm që kabineti të jetë bashkëpunues. Shumë pak kërkesa janë zbatuar. Sipërmarrja tashmë është e maturuar. Problemet asnjëhër nuk kemi gjetur modelin e komunikimit.Mungesa e dëshirës së administer publike për të diksutuar ligjet.”
Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë shprehet skeptik për nismën Open Ballkan sa kohë nuk është gjithëpërfshirëse.
“Open Ballkan inicviative qe mbetet sporadike sepse duhet te jete gjithëperfshirese.Ne mbeshtesim cdo iniciative, jane gjysma ende pa u përfshirë. Fokusi sipërmarrjes të jetë procsi i berlinit. Të përfitojme sa më shumë projekte nga BE”
Interviste me z. Nikolin Jaka – Kryetar i Dhomes se tregtise dhe Industrise Tirane