Javë me shi, meteorologu tregon se cilat qytete do kenë intensitetin më të madh të reshjeve


Javë me shi, meteorologu tregon se cilat qytete do kenë intensitetin më të madh të reshjeve

19:36 04/10/2021

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë në një lidhje me Skype meteorologu i njohur Hakil Osmani i cili ka bërë një parashikim të motit për këtë javë. Ai tregon gjatë mbrëmjes së ditës së mërkurë do nisin reshjet e shiut ku do përfshijnë pothuajse të gjithë territorin, do vazhdojnë edhe ditën e enjte deri mëngjesin e së premtes ku pritet dhe përmirësimi i kushteve të motit.

“Deri ditën e mërkurë do mbetemi në mbizotërimin e motit të kthjellët, por orët e mesditës së të mërkurës shtohen vranësirat në vendin tonë, duke bërë që orët e pasdites dhe mbrëmjes të kemi prezencë të shiut si fillim në zonat veriore dhe më pas gradualisht në orët e natës reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar. Këto reshje do jenë prezent dhe gjatë ditës së enjte edhe në mëngjesin e ditës së premte.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët dhe herë pas here mesatar gjatë ditës së enjte. Orët e natës së të mërkurës dhe mëngjesi i së enjtes reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me prezencë të parametrit të erës, ku në det të hapur pritet që shpejtësia e saj të shkojë edhe në 60 km në orë duke bërë që të kemi një det të trazuar.

 E premtja sjell një përmirësim të kushteve të motit, ku reshjet e pakta të shiut do të mbeten prezente në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa jugu i territorit shqiptar do të mbetet me reshje herë pas here mesatar deri në orët e pasdites së ditës së premte. Fundjava edhe pse sjell një përmirësim të kushteve të motit, sërish reshjet e shiut mbeten prezente, ku e diela në orët e pasdites sjell një përmirësim më të dukshëm të kushteve të motit.

Nga reshjet më të dendura në veri do preken qytetit si Bajram Curri, Pukës, Shkodër dhe Kukësit, ndërsa në jug Vlora, Saranda, Gjirokastra dhe në zonat juglindore Korça. Por po ashtu edhe zonat qendrore si kryeqyteti do të kenë reshje shiu herë pas here në intervale të shkurtra kohore edhe me një intensitet mesatar”, është shprehur Hakil Osmani. /tvklan.al






Të ngjashme