Pandora Papers: Me dhjetëra shqiptarë të regjistruar në parajsat fiskale


Pandora Papers: Me dhjetëra shqiptarë të regjistruar në parajsat fiskale

23:07 04/10/2021

Besar Likmeta është një prej gazetarëve shqiptarë i cili ka investiguar dokumentet e rrjedhura të njohura si Pandora Papers. Në studion e Opinion, ai thotë se janë me dhjetëra, shqiptarët të cilët rezutojnë të regjistruar në ato që quhen parajsa fiskale.

Besar Likmeta: Edhe në rastin e Shqipërisë ka dhjetëra nyje që kanë të bëjnë me entitetet të regjistruara në parajsa fiskale, qofshin persona, llogari bankare, adresa që gjendet tek dokumentet që mund të lidhen me persona që kanë shtetësi shqiptare.

Blendi Fevziu: Pra ju keni gjetur goxha persona me shtetësi shqiptare që janë të regjistruar në parajsën fiskale.

Besar Likmeta: Është e vërtetë dhe kjo nuk është një gjë e padëgjuar.

Blendi Fevziu: Sa? Ka një numër të përafërt?

Besar Likmeta: Me dhjetëra.

Blendi FevziuMe dhjetëra shtetas shqiptarë, me pasaportë shqiptare dhe aktivë në Shqipëri?

Besar Likmeta: Ose mund të jenë disa persona të huaj që janë aktivë në Shqipëri. /tvklan.al






Të ngjashme