Pfizer mbron njerëzit nga shtrimi në spital


Pfizer mbron njerëzit nga shtrimi në spital

21:00 05/10/2021

Studimi i revistës britanike “Lancet”: Vaksina efektive edhe pas 6 muajsh

Marrja e vaksinës Pfizer kundër Covid-19 i mbron njerëzit nga shtrimi në spital.

Në këtë përfundim arrin studimi i botuar në revistën mjekësore britanike “Lancet” i cili thotë se efektiviteti i vaksinës mbeti në 90% për të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Autorët thanë se zvogëlimi i efikasitetit të vaksinës Pfizer/BioNTech vjen kryesisht për shkak të dobësimit të imunitetit me kalimin e kohës, dhe jo për arsye të variantit Delta. Madje, vaksina e kompanisë Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 është mjaft efektive edhe në parandalimin e komplikacioneve të rënda.

Këto përfundime vijnë pasi Agjencia Evropiane e Barnave miratoi të hënën dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer/BioNTech, për të gjithë personat 18 vjeç e lart. Ato injektohen 6 muaj pasi janë marrë dy dozat e vaksinës.

Klan News






Të ngjashme