Tregu grek në gjendje shoku nga problemet e furnizimit të energjisë


Tregu grek në gjendje shoku nga problemet e furnizimit të energjisë

13:07 05/10/2021

Familjet dhe kompanitë do të ndiejnë vështirësitë e para të kësaj krize

Bizneset greke po përballen me një situatë aspak të lehtë për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit dhe rritjes së kostove të energjisë. Këta dy faktorë po çojnë në rritjen e çmimeve dhe mungesën e mallrave në treg.

Çmimet e produkteve dhe lëndëve të para që vijnë nga Kina janë midis 20% dhe 50% më të shtrenjta se më parë.

Rreth 70% e importuesve të vegjël dhe të mesëm kanë hequr dorë nga përpjekjet, me fjalë të tjera ata kanë ndalur së porosituri importet nga Kina“, thotë Dimitris Karamalakos, President i Federatës së Importuesve të Pavarur Shoqatave të Përfaqësuesve dhe Shpërndarësve. Ai vëren se rritje ka patur edhe tek kostot e transportit, çmimi i plastikës, kimikateve etj.

Problemi më i madh me të cilin po përballen bizneset greke janë kostot e energjisë.Tarifat  e gazit natyror janë rritur në krahasim me fillimin e vitit, duke shtrenjtuar koston e energjisë elektrike gjithashtu.

Të dhënat tregojnë se normat e shitjes me shumicë të energjisë elektrike janë rritur me 164% nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të rritjes prej 400% të tarifave të gazit natyror. Tregjet ndërkombëtare duket se do të ndikojnë në zgjerimin e kësaj krize edhe për vitin e ardhshëm.

Nisur nga kjo situatë, qeveria greke po kërkon burimet e nevojshme pët të zgjeruar subvencionet e saj të energjisë për familjet në shtatë muaj, domethënë deri në Prill 2022.

Shqetësimi i madh i tregut është fryrja e mundshme e detyrimeve të papaguara, pasi të gjithë janë të vetëdijshëm për vështirësitë që familjet dhe kompanitë mund të përballen në të ardhmen.

Klan News






Të ngjashme