Ngrohja globale zhduk koralet në botë
14% e koraleve në botë janë zhdukur mes 2009 dhe 2018
Peshkimi me dinamit ,ndotja, por mbi të gjitha ngrohja globale, ka shkatërruar shkëmbinjtë nënujorë koralorë në mbarë botën.
Sipas një studimi të mbështetur nga OKB-ja, tregoi se 14% e koraleve në botë janë zhdukur mes 2009 dhe 2018, e barabartë me një sipërfaqe rreth 11,700 kilometra katrorë.
Koralet përballen me një “krizë ekzistenciale“, thonë shkencëtarët, ndërsa temperaturat e sipërfaqes së detit rriten.
“Ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për shkëmbinjtë nënujorë në botë”, tha bashkautori Paul Hardisty, drejtor i Institutit Australian të Shkencave Detare.
Zhdukja e tyre i atribuohet kryesisht zbardhjes së koraleve, e cila ndodh kur koralet gjenden nën ujëra më të ngrohta dëbojnë algat shumëngjyrëshe që jetojnë në indet e tyre, duke i bërë ato të bardha.
Zonat më të goditura janë Azia Jugore, Australia, Paqësori, Azia Lindore, Oqeani Indian dhe Gjiri i Omanit.
Shkëmbinjtë nënujorë koralë mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të dyshemesë së oqeanit më pak se 1%, por janë shtëpi për të paktën një të katërtën e të gjitha kafshëve dhe bimëve detare.
Klan News