Itali-Spanjë “boom” shitjesh biletash
Derbi i Madoninës mund të kthejë me 100% tifozët
Stadiumi mitik San Siro do të jetë në kapacitet të kënaqshëm për sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Itali-Spanjë. Tifozët italianë duan të shikojnë edhe vazhdimësinë e kombëtares së drejtuar nga Roberto Mançini pas triumfit në Euro 2020.
Ndaj Spanjës është një test i vërtetë për Azurrët, teksa deri më tani janë shitur mbi 37 mijë bileta. Biletat për tre sfidat e tjera, gjysmëfinalja Belgjikë-Francë, si dhe finalen e vogël dhe të madhe janë ende në dispozicion të tifozëve.
Ndërkaq, të enjten mblidhet Këshilli i Ministrave dhe besohet se do të japë dritën jeshile për të rritur kufirin e kapaciteteve në stadiume deri në masën 75%. Por mediat italiane konfirmojnë se hapja 100% e saj do të bëhet në të ardhmen, teksa besohet se një hap i tillë do të hidhet në derbin e Madoninës, mes Milanit dhe Interit i caktuar për më 7 Nëntor.
Deri atë gjithçka mund të ndodh, por nëse ritmi i numrave nga Covid-19 vijon të bjerë atëherë kjo ide është mëse e mundshme.
Klan News