Aksident me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur
Dy makina u përplasën në aksin Milot-Rrëshen
Një person humbi jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën gjatë një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e kësaj të marte në aksin Milot-Rrëshen. Policia bëri të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 17:00, pranë fshatit Skuraj dhe në të janë përfshirë dy automjete.
Sipas uniformave blu një automjet tip “Renault” u përplas me një tjetër makinë tip “Ford”, ku si pasojë morën dëmtime 4 shtetas, të cilët u transportuan me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 52-vjeçari që drejtonte makinë Ford nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital disa orë pas aksidentit.
Tv Klan