Chiellini ndihet i turpëruar nga racizmi


Chiellini ndihet i turpëruar nga racizmi

11:40 06/10/2021

Kapiteni i Italisë reagoi pas episodit në takimin Fiorentina-Napoli ku tri lojtarë të të kaltërve përjetuan abuzim racist

Giorgio Chiellini ndihet keq për episodin racist që ka sjellë shumë reagime në Itali.

Në takimin e së dielës, futbollisët e Napolit Kalido Kulibali, Viktor Osimhen dhe Andre-Frank Anguisa përjetuan ofendime raciste.

Kapiteni i Italisë deklaroi se të tilla ngjarje krijojnë një publicitet të keq për vendin.

 “Është e papranueshme. Unë u turpërova si një italian, si një toskan. Është diçka e turpshme sepse në Europë njerëzit flasin rreth Italisë si një vend racist dhe unë nuk mendoj se realisht është. Çdo njeri duhet që të bëjë më shumë”.

“Është një publicitet i tmerrshëm për Italinë jashtë. Të gjithë duhet të përpiqemi, por na duhen ligje që të aplikohen dhe të ashpërsohen. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Chiellini po kalon një formë mjaft të mirë, pavarësishrt se është 37 vjeç. Ai është një element i rëndësishëm te Juventusi, ashtu edhe tek Italia. Kontributi i tij ishte i madh në suksesin e Italisë në Euro 2020.

Klan News






Të ngjashme