Tani është radha e Kanye West për të ndihmuar Kim
Kanye West ndodhet në Nju Jork për një mision të rëndësishëm: të ndihmojë ish-partneren, Kim Kardashian në rolin e saj si moderatore për “Saturday Night Live”.
Një burim për “Page Six” tha: “Kim është nervoze për drejtimin e ‘SNL’, është një sfidë e madhe, por ajo ka vendosur që të jetë një sukses gjigand. Kanye po e ndihmon për performancën, monologun e hapjesn, madje edhe për veshjet e shfaqjes”.
Ndërkohë, Kim nuk e ka fshehur aspak entuziazmin për të drejtuar spektaklin e kësaj të shtune në “NBC”pasi i është drejtuar studios për prova. Në rrjetet sociale, ajo pranoi se ndiente një presion shumë të madh për këtë rol, sidomos pas komenteve pse ishte marrë ajo në këtë rol, edhe pse njihet si një ikonë, por nuk është artiste.
Gjithsesi, bashkëpunimi me Kanye për shfaqjen duket si një hap tjetër drejt ribashkimit, pas mbajtjes së divorcit pezull. Apo është thjesht mbështetja e kthyer mbrapsht ndaj saj për albumin e tij, “Donda”?/tvklan.al