Momenti kur Ardi Veliu largohet nga Drejtoria e Policisë së Shtetit me automjetin Range Rover
Ardi Veliu tashmë i ka lënë zyrën pasardhësit të tij Gledis Nano në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kamera e Klan News ka filmuar momentin kur Veliu del nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe largohet me automjetin Range Rover të institucionit që ai drejtonte.
Gledis Nano është tashmë kreu i ri i Policisë së Shtetit, i cili para se të merrte këtë detyrë ishte drejtori i Anti-Terrorit.
Gledis Nano ka një karrierë të gjatë në polici dhe është vlerësuar me çmim edhe nga ambasada amerikane në Tiranë për rolin që ka luajtur në riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e Sirisë. /tvklan.al