“Foltorja” e Berishës, sot në Gjirokastër
“Për një PD më të bashkuar, të fortë e të hapur”
Turi i takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha do të ndalet pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Është vetë Berisha që i ka ftuar demokratët t’i bashkohen “Foltores” në orën 18 në sallën e Hotel Olimpik të këtij qyteti.
Berisha thotë se nisma ka si synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur. Takimit të Gjirokastër pritet t’i bashkohet edhe ish-Presidenti Bujar Nishani siç ai vetë ka njoftuar në rrjetet sociale.
Krahas takimeve vijon edhe mbledhja e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Berisha e ka konsideruar akt tradhtie ndaj demokratëve vendimin e Bashës për largimin e tij nga Grupi Parlamentar.
Tv Klan