“Gazetarët nuk njohin gjuhën shqipe, njërës ia çova drejtshkrimin në zyrë dhe e la punën”
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar gazetarja e njohur Ilda Lumani e cila ushtron këtë profesion prej 17 vitesh. Gjatë intervistës ajo ka treguar për eksperiencat e para si gazetare dhe si arriti të bëhej kjo gazetarë që është sot. Sipas saj gazetaria e sotme lë shumë për të dëshiruar dhe se gazetaria e dikurshme ishte shumë herë më serioze dhe nuk toleroheshin gabimet. Sot ka shumë gazetarë që nuk e njohin mirë gjuhën shqipe dhe bëjnë gabime të patolerueshme në drejtshkrim.
Rudina Magjistari: Po gazetaria si ka ndryshuar në këndvështrimin tënd?
Ilda Lumani: Përgjegjësia dhe serioziteti i gazetarisë në atë kohë ka qenë shumë herë më i madh. Përkushtimi i stafit drejtues ishte më i madh, nuk ndodhte të kishe ndonjë lapsus, një fjalë dhe jo më me mendime, sot nuk ka atë seriozitet në media.
Rudina Magjistari: Jep një këshillë për ata që duan të bëhen gazetar.
Ilda Lumani: Aktualisht marr shpesh gazetarë tek revista dhe ajo që has dhe më vjen shumë keq, mund ta them nuk është cinizëm nga ana ime, nuk njohin mirë gjuhën shqipe dhe kjo është fatkeqësi e shkollës. Në median e shkruar është shumë e rëndësishme, nuk njohin ë, trajtat e shkurtra dhe më ka ndodhur që kam marrë drejtshkrimin dhe ia kam sjellë në zyrë një vajze, me shumë delikatesë i thashë që duhet të mësosh këtë që të shkruash.
Ajo u fye dhe shkoi në një punë tjetër. Kjo është gjëja e parë të mësojmë gjuhën shqipe, pastaj të mësojmë të shkruajmë bukur dhe me dashuri. Ka një lloj tendence jo të mirë, thashetheme dhe i mungon lajmi i bazuar në fakte. /tvklan.al