9 viktima dhe 572 raste të reja me Covid
179 pacientë në spitale, 31 në gjendje të rënduar
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë 9 viktima dhe 572 raste të reja me Covid në vendin tonë. Vatra kryesore e infektimeve mbetet Tirana me 237 raste të konfirmuara.
“Janë kryer 3808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 572 qytetarë, në këto bashki: 237 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Durrës, 19 në Kamëz, 17 në Elbasan, nga 16 raste në Shkodër, Lushnje, 15 në Dimal, 14 në Sarandë, nga 13 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 në Vlorë, nga 9 raste në Kukës, Lezhë, 8 në Berat, 7 në Peqin, 6 në Krujë, nga 5 raste në Kurbin, Dibër, Himarë, Cerrik, Memaliaj, nga 4 raste në Pogradec, Konispol, Divjakë, Patos, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Devoll, Këlcyrë, Përmet, Bulqizë, Mirditë, Has, Tropojë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Dropull, Maliq”.
Aktualisht janë më shumë se 8 mijë raste aktive, ndërkohë që harta e përhapjes se Covid shtrihet në të gjithë vendin.
Në Spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar.
Tv Klan