DASH mbështet qëndrimin e BE: Kritike që dera të jetë e hapur për Ballkanin Perëndimor


DASH mbështet qëndrimin e BE: Kritike që dera të jetë e hapur për Ballkanin Perëndimor

21:37 06/10/2021

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur qëndrimin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në samiti që u zhvillua këtë të mërkurë.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price tha se 6 vendet e rajonit duhet që të vazhdojnë me reformat.

“Mirëpresim qëndrimin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vijojnë të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj reformave. Është kritike që dera e Bashkimi Europian të jetë e hapur për ta”, shkruan Price./tvklan.al






Të ngjashme