Spanja në finalen e Ligës së Kombeve
Fiton takimin me Italinë me rezultatin 2-1
Spanja është finalistja e parë e Ligës së Kombeve. Fitorja 2-1 me Italinë të mërkurën në Milano ishte dhe një revansh për eliminimin në gjysmëfinalen e Europianit në muajin Korrik. Ndalet kështu në 37 fitoreve radhazi rekordi i përfaqësueses italiane pa humbje.
Italia luajti prej minutës së 42’ me 10 futbollistë, pasi Bonuçi mori kartonin e dytë të verdhë. Gjysmëfinalja tjetër e Ligës së Kombeve mes Belgjikës dhe Francës do të luhet të enjten në Torino.
Tv Klan