Sot prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Paraditen e sotme do të prezantohet Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili mori detyrën nga Ardi Veliu një ditë më parë.
Gledis Nano do të prezantohet sot në orën 09:30 në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ai u propozua nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi për në krye të Policisë së Shtetit dhe kandidatura e tij u firmos nga zv/Kryeministri Arben Ahmetaj në mungesë të Kryeministrit Edi Rama.
Para se të merrte detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka qenë drejtor i strukturës së anti-Terrorit. /tvklan.al