Tërmet shkatërrimtar në Pakistan, 20 të vdekur


Tërmet shkatërrimtar në Pakistan, 20 të vdekur

08:40 07/10/2021

Të paktën 20 persona kanë vdekur nga një tërmet i fortë që është ndjerë në provincën Balochistan të Pakistanit.

Autoritetet kanë deklaruar se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi po vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit. Sipas BBC, shumë nga viktimat janë gra dhe fëmijë.

Ndërkohë sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik, mësohet se tërmeti ishte me një mangitudë 5.9 të shkallës Rihter dhe ishte me një thellësi 9 kilometra.

Zyrtarët lokalë i thanë BBC se të paktën 150 qytetarë të tjerë dyshohet se janë plagosur, pasi shumë kanë mbetur nën rrënoja. Shumë qytetarë që u nxorën nga rrënojat janë dërguar në gjendje kritike në spital.

Sipas të dhënave të para mijëra qytetarë kanë mbetur pa një strehë nga goditjet e forta të tërmetit./tvklan.al






Të ngjashme