Daniel Craig, personaliteti i 2704 që ka një shenjë në Bulevardin e Famës


Daniel Craig, personaliteti i 2704 që ka një shenjë në Bulevardin e Famës

13:59 07/10/2021

Aktori i njohur Daniel Craig, i cili prezantoi këtë javë filmin e tij të fundit të “James Bond”,”No Time To Die”, u nderua me një yll në Bulevardin e Famës të Hollywood në Kaliforni.

Craig është personaliteti i 2704 që ka një shenjë në këtë shëtitore të famshme, i cili ndodhet pikërisht në “7007 Hollywood Boulevard”, për të respektuar dhe emrin në kod në film si 007.

Nga ana e tij aktori britanik e cilësoi një vlerësim të madh që i bën me vendosjen e këtij ylli. Ai e ka luajtur rolin e agjentit sekret më të dashur në botë prej vitit 2006.

Gjatë ceremonisë, Craig falënderoi producentët Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli, duke thënë se pa ta nuk do të ishte aktori që është sot.

Klan News






Të ngjashme