Belgjikë-Francë, ndeshja për lavdinë


Belgjikë-Francë, ndeshja për lavdinë

18:20 07/10/2021

“Djajtë e kuq” do të përballen në Torino me “gjelat” për një vend në finalen e Uefa Nations League

Dy nga kombëtaret më të forta të Evropës kërkojnë lavdinë në kontinent pas paraqitjeve zhgënjyese në Euro 2020. Belgjika dhe Franca do të përballen sot në mbrëmjen në orën 20: 45 në Torino në gjysmëfinalen e kompeticionit UEFA Nations League.

“Djajtë e kuq” me tetë fitore nga nëntë takime në të gjitha turnetë konsiderohen lehtësisht më favoritë për të shkuar në finale, ndërsa “gjelat” kanë shfaqur probleme së fundmi.

Krisjet kanë nisur që të shfaqen në grupin e drejtuar nga Didier Deshamps gjatë Euro 2020, e pavarësisht kësaj “Les Bleus” u kualifikuan nga grupi i vdekjes.

Por që pas eliminimit nga Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit në të gjashtëmbëdhjetat, ata kanë vuajtur për të rivendosur autoritetin si kampionë të botës në kontinent.

Edhe gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës, Franca barazoi 1-1 me Bosnjë Herzekovinën dhe Ukrainën, por rigjeti disi qetësinë pasi mundi Finlandën 2-0.

Fitorja erdhi pas5 takimesh në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që vetëm 1 ndeshje nga 14 në fidat në kompeticionet zyrtare dhe miqësore ka përfunduar me humbje.

Në përballjet mes tyre, Belgjika ka fituar 30 herë, Franca 25 dhe 19 takime kanë dalë në barazim.

Klan News






Të ngjashme