QTU sjell për herë të parë “shopping festival”
Festë, ulje dhe dhurata në ditëlindjen e QTU
Qendra Tregtare Univers sjell për herë të parë “shopping festival”. Një risi për festuar përvjetorin e radhës së qendrës së parë tregtare në vend me ulje çmimesh, festë dhe surpriza.
Pse është menduar që “Shopping festival” të vijë dhe në QTU dhe çfarë do të sjellë.
“Një organizim në shumë dimensione dhe shumë përfshirës. Është pikërisht ajo fryma masive e blerjeve që krijohet nga uljet e mëdha, okazionet, përfshirja e shumë brandeve. Por ka brenda edhe shumë zhvillime, evente argëtuese ka edhe elementin shpërblyes.“
“Shopping festival” do të zgjasë deri në 17 Tetor. Mango, Okaidi, Koton, Carpisa, Parfois por dhe dyqanet e tjera si Neptun do të vijnë me ulje ndërsa Spar e Jumbo me kupona dhuratë vetëm në QTU.
Ky do të jetë festivali që do t’i surprizojë të gjithë me ulje për pothuajse gjithçka. Argëtimi, sfidat dhe dhuratat e shumta do të jenë një befasi e përditshme!
QTU është pjesë e grupit Balfin.
Tv Klan