City do refuzojë çdo ofertë për Sterling


City do refuzojë çdo ofertë për Sterling

20:00 07/10/2021

Sulmuesi anglez ka flirtuar me Barcelonen, ndërkohë që i ka ndërprerë bisedimet me “qytetaret’ për rinovimin

Mançeser Siti ka vendosur që të refuzojë çdo ofertë për sulmuesin anglez Rahem Sterling në Janar.

“Qytetarët” janë të fokusuar që ta bindin lojtarin 26-vjeçar që të firmosë një kontratë të re.  Serling ka më pak se dy vite në kontratë dhe bisedimet për akordin e ri janë ndalur.

Kjo ka bërë që e ardhmja e sulmuesit të jetë në dyshim, ndërsa ai ka gjashtë vite që është pjesë e Sitit. Situatën po e ndjek me vëmendje Barcelona, që ka pasur gjithnjë interesim për anglezin. Synimi i blaugranave është që të bëjnë një ofertë për huazim në merkaton e dimrit, me të drejtën për ta blerë futbollistin.

Sterling ka shfaqur intersim që te ketë edhe një eksperiencë në futbollin spanoll e beson se tani është momenti i duhur. Por drejtuesit e “Qytetarve” janë të vendosur që të refuzojnë çdo ofertë, raporton tabloidi “The Sun”.

Trajneri Pep Guardiola së fundmi vlerësoi 26-vjeçarin dhe e cilësoi element me rëndësi. Për më tepër që nuk ka arritur që të përforcohej me një tjetër sulmues, e ka nevojë për anglezin sepse sezoni do të jetë i gjatë.

Sterling pritet që të bëjë një tjetër takim me teknikun Guardiola, për të ditur hapësirat që atij do t’i jepen në ekip, sepse së fundmi nuk e ndien më veten të rëndësishëm te Siti.

Klan News






Të ngjashme