Debate në parlament për pandeminë dhe energjinë
Basha: Qeveria dështoi. Rama: Shkak, tregjet e huaja
Edhe në parlament Lulzim Basha shpalosi propozimin e tij me 7 pika që e sheh si rrugëdaljen nga kriza energjitike, ekonomike dhe sociale për familjet shqiptare, krize që ja faturon keqqeverisjes.
Por Rama që i shpërfilli propozimet e opozitës iu kërkon të mos nxitohen, duke ju referuar planit të masave që do të prezantojë brenda kësaj jave.
Rritja e çmimit të energjisë për Bashën është keqmenaxhimi, por për kryeministrin ka disa arsye që lidhen që nga çmimi në tregjet ndërkombëtar e deri tek sistemi ë trashëguar hidrik, burimi i vetëm i prodhimit të energjisë aktualisht.
Edhe për çmimin e karburanteve përgjegjëse për opozitën është qeveria, Rama me tabela të nxjerra nga arkivat e kundërshton. Për mos hapjen e negociatave Basha ripërsëritur se përgjegjës është qeveria socialiste.
Për zgjedhjet që Basha u cilëson masakër zgjedhore, kryeministri me bindje ju thotë se do marrin të njëjtin rezultatet sa kohë aksioni i tyre nuk ndryshon.
Edhe pse në parlament pika e vetme që u miratua me konsensusin e të gjitha palëve duke marrë 126 vota, ndryshimi i aktit normativ për marrëveshjen me Pfizerin për blerjen e 500 mijë dozave të tjera të vaksinave, debatet u përqendruan më shumë tek çështja e rritjes së çmimeve.
Tv Klan