Italia mund të rihapë klubet e natës
Ndërsa Britania e madhe mund të rikthejë maskat për fëmijët në shkolla
Qeveria italiane mund të miratojë rihapjen e klubeve të natës, të mbyllura që nga Gushti i vitit të kaluar për shkak të shpërthimeve të Covid-19.
Komiteti teknik shkencor në Itali ka këshilluar që klubet e natës funksionojnë me një kapacitet maksimal prej 35% në ambientet e brendshme dhe 50% për ambientet e jashtme.
Të gjithë personat do të duhet të paraqesin pasaportën shëndetësore para se të hyjnë. Maskat gjithashtu do të jenë të detyrueshme .
Kufiri i sugjeruar i kapacitetit ka ngjallur kritika nga pronarët e klubeve të natës në vend të cilët thonë se sektori i tyre është prekur rëndë nga pandemia. Ndërsa në Angli fëmijët mund të detyrohen të mbajnë maska në shkollat në të gjithë vendin. Kjo është pjesë e planit të qeverisë nëse situata e Covid-it në vend përkeqësohet. Prioriteti kryesor i qeverisë britanike mbetet mbajtja e shkollave të hapura.
Më shumë se 200,000 nxënës kanë humbur mësimet javën e kaluar për shkak të koronavirusit.
Klan News