Kuqezinjtë të bindur tek fitorja me Hungarinë


Kuqezinjtë të bindur tek fitorja me Hungarinë

16:35 07/10/2021

Futbollistët janë të motivuar për suksesin në dy ndeshjet e radhës

Sa vjen e rritet besimi i futbollistëve të kombëtares se ndaj Hungarisë do të marrin një fitore. Madje kuqezinjtë do të tentojnë 3-pikëshin edhe ndaj Polonisë.

“Kemi studiuar Hungarinë duhet të shkojmë dhe të fitojmë ndeshjen. Ne shkojmë për gjashtë pikë. Ne jemi motivuar shumë lart të shkojmë ti fitojmë të dyja”.

Shqipëria i ka arritur fitoret vetëm kur e gjithë skuadra ka qenë e bashkuar dhe ka luajtur si e tillë në mbrojtje dhe në sulm.

“Uroj të vazhdojmë të jemi grup siç kemi treguar kohët e fundit që kemi arrit rezultate. Si unë dhe gjithë ekipi do mundohemi të flasim në fushë. Do të dëshiroja gol kundër Hungarisë. Me ndihmën e tifozëve n2 Air Albania besoj që me Poloninë dhe Lewandowskin do të mposhtim”.

Gjendja fizike e futbollistëve është e mirë, përveç Bekim Balajt i cili ka ndjerë shqetësime në muskujt e kofshës së djathtë. Shkodrani nuk është stërvitur me grupin. Pritet që stafi mjekësor të vendosë për rikthimin e tij në stërvitje.

Tv Klan






Të ngjashme